Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët
Pëlqej
Kryetari i KMSH-së, Selim Muça
Kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muca ka uruar gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Festa e Kurban Bajramit përkon pikërisht me 20 vjetorin e lirisë së besimit pas 23 viteve persekutim dhe privim nga regjimi komunist”.

Myslimanët me institucionin e kurbanit manifestojnë heroizmin, sakrificën dhe devotshmërinë ndaj Zotit të Madhëruar. Kjo festë na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe”, thuhet në mesazhin e kreut të Komunitetit Mysliman.

Sipas tij, Bajrami në Islam është qetësi dhe dinjitet, ku muslimanët falenderojnë dhe madhërojnë Zotin që është Një dhe i Gjithpushtetshëm. “Ai na jep çdo të mirë, e në shenjë mirënjohjeje falim namazin dhe bëjmë kurban”.

Selim Muça shprehet më tej në urimin e tij duke thënë se:
Ditët e bajramit janë ditët e lumturisë së përbashkët me vëllezërit e tjerë, janë ditët e lulëzimit të ndjenjave të vëllazërisë, paqes e shëndetit, janë ditët e gëzimit të përbashkët me të afërmit, fqinjët, shokët dhe me mbarë njerëzit.
Së fundi i lutem Allahut që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve paqe, kënaqësi, gëzim dhe hare. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
Shtuar më 15/11/2010, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori