Kurban Bajrami: Berisha uron shqiptarët
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka uruar edhe njëherë sot shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. Kreu i qeverisë vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman, ku u prit nga kreu i këtij Komuniteti, Selim Muça.

Pas vizitës shefi i qeverisë i dërgoi besimtarëve myslimanë urimet më të përzemërta, ndërkohë që uroi që vitin tjetër festa ti gjejë shqiptarët më të lirë dhe të begatë.

“Të gjithë besimtarët mysliman, por edhe të Zotit i dërgoj urimet e mia më të përzemërta. Uroj që sakrifica e çdo shqiptari këtë ditë të hyjnizimit dhe sakrificës, për fëmijët, familjen dhe shoqërinë dhe Zotin ti bëhet dritë në rrugën e ndërtimit të së mirës, paqes, të shpresës, të harmonisë dhe të ardhsmes.
Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët vitin e ardhshëm më të begatë, më të lirë, më të sigurtë. Ti lutemi bashkë Zotit që Bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë”, është shprehur Berisha në këtë urim.

Gjatë kësaj dite kryeministri i vendit ka lënë mënjanë deklaratat politike duke theksuar se sot komentet e tij shkojnë për Zotin.

“Sot është dita e hyjnizimit të sakrificës nuk është dita e politikës, ndaj komentet, lutjet, mendimet e mia, shkojnë për Zotin dhe të gjithë ata që sakrifikojnë për një jetë më të mirë” u shpreh ai pas vitës së tij në Komunitetin Mysliman./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori