Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët myslimanë
Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një mesazh shpërndarë në rrjetet sociale Basha shprehet se lutjet e tij i dërgon për të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shprehet kryedemokrati. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori