"Kur Vangjel Dule donte të bëhej prift..." (FOTO LAJM)
Publicisti Arben Llalla ka postuar për herë të dytë foto të cilat tregojnë kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule në krah të Kryepeshkopin Janullatos.

Sipas Llallës fotot i përkasin viteve 1991 dhe 1993 , dhe janë të shoqëruara më shkrimin: “Vangjel Dule kur pranktikohej për tu veshur prift, fotot i përkasin viteve 1991 dhe 1993.”

Nuk është hera e parë që Llalla e identifikon Vangjel Dulen me Kryepeshkopin Janullatos.

“Pak njerëz e dinë se Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, në fillim të viteve 1990, ka qenë Dhjak, titulli më i ulët fetar në kishën ortodokse, pra ndihmës prift. E gjithë karriera politike e Vangjel Dules i dedikohet vetëm një njeriut, Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje,” shkruan Llalla para dy vitesh.

Rikujtojmë që Janullatos është kallëzuar penalisht për veprën penale për “Shkelje të sovranitetit” dhe “Propagandë në dëm të Shqipërisë”.

At Nikolla Marku ka renditur 12 pikat e akuzave ndaj Anastas Janullatosit, që duhet të jenë objekt i hetimit i Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Ndryshime në statusin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike.

2-Shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë propagandë të hapur dhe të fshehur në favor të Vorio- Epirit
3-Liturgji meshtare në gjuhën greke.

4-Ndërtim i Sinodit të Shenjtë jashtë statusit të vërtetë të Kishës Ortodokse shqiptare.

5-Ndërtim dhe restaurim i kishave në stilin grek.

6-Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtura Vorio-Epiri.

7-Bashkëpunim i ngushtë me parti ultra-naziste greke “Agimi i Artë”.

8-Qarkullim financash dhe pastrim parash për biznese dhe ndërtim kinse kishash (financime të dyshimta).

9-Mungesë transparence për origjinën e financimit të institucionit kishtar.

10-Përfshirje e drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrisë greke gjatë luftës italo-greke.

11-Shkelje e sovranitetit territorial, manipulimin dhe deformimin e traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse shqiptare.

12-Lobin kundër imazhit të vërtetë të Republikës së Shqipërisë dhe historisë kombëtare fetare në bashkëpunim me Partinë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, shoqatën “Gomonia”, si dhe lobin greko-amerikan me në krye Nikolas Geixh./albeu.com/



Shtuar më 14/02/2017, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori