Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Kur u fuqizuan Bajrajt dhe si i forcoi droga e Dukagjinit
I ftuar në Real Story të Sokol Ballës, ministri i Rendit Fatmir Xhafaj tha se grupimi i kriminal “Bajraj”, daton shumë herët.

Duke pranuar implikimin e policisë në çdo kohë në ndihmë të këtij grupi, Xhafaj tha më tej se falë hetimeve intensive do bëhet e mundur dhe kapja e të tjera grupeve të ngjashme në vend

“Ne kemi marrë masa dhe gjatë muajve të kaluar për t’ia hequr influencën në radhët e Policisë, atje ku kemi pasur dyshime, mbetet të provohet tani nga hetimi në vijim se të ç’natyre dhe sesa këto lidhje kanë influencuar apo kanë mbështetur fuqizimin e aktivitetit e këtij grupi kriminal që siç thashë nuk daton as në 2016, as në 2017, jo e jo në 2018, por veprimtarinë e parë kriminale e ka me vrasjen e një polici në mos gaboj në vitin 1996 a 1997.

Dhe i ka shpëtuar drejtësisë në mënyrë të përsëritur….”

“Ajo që është shumë e rëndësishme këtu është fakti që duke dokumentuar këtë veprimtari, oficerët e policisë, oficerët që punojnë tek Taks Forca, kanë arritur në mënyrë indirekte ta ndërlidhin këtë edhe me një sërë grupesh të tjera kriminale.

Dhe besojmë që shumë shpejt në një kohë më të përshtatshme të mundshme, kur tërësia e provave të dokumentohen në mënyrë që ne të jemi të aftë të jemi në gjendje për ta mbrojtur këtë përpara Prokurorisë, prokurorëve të çështjes, për të kërkuar mbështetjen e tyre dhe më pas pastaj përballë Gjykatës, besoj që do të marrin dhe ata ndëshkimin e merituar”, tha ministri.

Më tej, duke mohuar gjë gjatë qeverisjës së këtyre viteve është kulvituar më shumë drogë se më parë, referuar dhe shifrave, ministri Xhafaj deklaroi

“Marrim dhe bëjmë analizat. E mos e bëni me analizat e mia si ministër, por bëheni me analizat e Guardia di Finanza që ka monitoruar që nga viti 2007-2008, në mos gaboj, deri 2018.

Nga viti 2008 që u godit helikopteri në Lazarat dhe nuk u lejua të fluturonte, ndërkohë që mbillej kanabis me bekim dhe me mbrojtje nga shteti dhe ku është fillesa dhe zanafilla e fuqizimit financiar të shumë grupeve kriminale, që nga ai kanabis e filluan dhe shkuan më pas në Europë dhe merren me heroinë dhe kokainë.

Këtë e kam për hir të së vërtetës…”.

“Unë ju mora vetëm Lazaratin, por po doni ju marrë edhe Dukagjinin ku kanë qenë grupi i Bajrajve, edhe krahina të tjera po në atë kohë, zanafilla dhe aty ka filluar e keqja e madhe, se mbi atë të keqe filloi fuqizimi financiar i grupeve kriminale në Shqipëri”, ishin deklarimet e ministrit të Rendit.

Duke qëndruar te argumenti i kanabizimin, Xhafaj pranoi një valë përhapjeje të tij në 2016-ën, por shtoi se situata e kultivimit të kanabisit, ku simbol ishte Lazarati, ka qenë shumë më e rëndë vite më parë në të tjera qeverisje.

“Unë mora Lazaratin, por nuk do të thotë që nuk kishte Lazarat të tjerë në territor. Nuk më thotë dot njeri që nuk mbillej në malësinë e Krujës në atë periudhë.

Nuk mbillej në Malësinë e Dukagjinit në atë periudhë. Nuk mbillej në Lumin e Vlorës në atë periudhë.

Sasia që asgjësohej ishte një sasi minimale, ndërsa sasia e asgjësuar në këto është e pakrahasueshme.

Jam dakord që 2016 ishte një vit i errët në këtë aspekt”, theksoi Xhafaj.
Shtuar më 25/09/2018, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori