Sërish skandal në “Air Albania”, përdoren fikëset e zjarrit dhe thyhen stola (VIDEO)

Nisi me incedente dhe vazhdoi e tillë, klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk ishte asgjë pozitive.

Në përfundim të pjesës së parë, disa tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë përdorur fikëset e zjarrit për të largur tifozët shkodran.

Tifozët miq nuk vonuan dhe nisën me thyerjen e stolave për të goditur tifozët “bardheblu” duke detyruar policinë të ndërhynte për t’i nxjerrë jashtë disa prej problematikëve. /albeu.com


Shtuar 15.01.2022 21:44