Rama nuk ia përton Berishës: Je impresionues si avokat pa pagesë i LSI!
Rama nuk lë pas as akuzat dhe as batutat e ndërsjellta me ish kryeministrin Berisha, ndërsa duket se "moll sherri" është bërë ministri Manjani. "Avokat pa pagesë të LSI-së e ka quajtur Rama ish kryeministrin Berisha, i cili gjatë fjalës në Kuvend, i doli në mbrojtje ministrit të Drejtësisë.

Berisha tha se Rama gënjen kur thotë se është ministri personi që nuk e do ngritjen e Byrosë së Hetimit. Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, Rama ju drejtua Berishës duke i thene se tashmë duhet të përfaqësojë LSI-në edhe në gjyqin kundër gazetës zyrtare të PD, Rilindjes Demokratike. LSI e paditi gazetën, për shkrimet që akuzonte këtë forcë politike për blerje votash në zgjedhjet e 2015.

"Jam shumë i impresionuar nga avokati që ju bë ministrit të Drejtësisë, tani je gati të bësh avokatin e LSI-së kundër RD-së për ato shpifjet e PD-së. Mbasi të fitosh gjyqin kundër RD-së për llogari të LSI-së, duhet të hapësh ti gjyqin kundër PD-së për akuzat që ka bërë këtu, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, për vrasjen e dy deputetëve. Ke shumë punë për të bërë, je impresionues për tu shfaqur si avokat pa pagesë i LSI-së", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori