Kur opozita shqiptare flet në emër të popullit!
ALFRED PEZA

Ka një qasje më shumë se populiste në radhët e liderëve të opozitës shqiptare këto ditë, të cilët kanë filluar që të flasin, në emërpopullit shqiptar. Kjo taktikë e re ka nisur të zbatohet pak ditë përpara protestës së 16 shkurtit. Për të arritur kulmin, të shtunën kur pjesëmarrësit në shesh i barazuan dhe njësuan me gjithë popullin shqiptar. Ndaj, tani e tutje udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po flasin vetëm në emërpopullit. Duke u përbetuar se nuk po bëjnë gjë tjetër, por veç po zbatojnë dëshirat dhe vullnetin e tij.

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28 vjeçare të pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhërit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën”,- deklaroi kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha për gazetarët, pas përfundimit të takimit me aleatët të hënën.

Me këtë gjuhë ka folur gjatë kësaj periudhe edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e për rrjedhojë edhe përfaqësuesit e tjerë të forcave të tyre politike, gjatë deklarimeve publike, debateve apo intervistave mediatike. Një diskur i ri politik ky, që po ecën në sinkron me vendimin “in extremis” të ndërmarë nga opozita e bashkuar shqiptare, për të “djegur” mandatet e deputetëve të saj. Një hap ky në emërpopullit, që rrezikon seriozisht ta shndërrojë Shqipërinë në demokracinë e parë në historinë e njerëzimit, me një opozitë të vetpërjashtuar nga sistemi pluralist i vendit.

Çfarë kuptimi ka që të flasësh në emërpopullit dhe a është e mundur që një, dy apo shumë parti politike brenda një grupimi të caktuar, të vetkonsiderohen njerëz që i marin tashmë urdhërat nga populli dhe jo nga arësyeja, normat dhe rregullat e shkruara e të pashkruara me anë të të cilave rregullohet e funksionon jeta e të gjitha shoqërive demokratike të botës së qytetëruar?

Nëse i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe “populli është tërësia e njerëzve që jetojnë si një bashkësi shoqërore e politike në një vend a në një shtet.” Pra, janë të gjithë pjestarët e kësaj bashkësie shoqërore e politike që quhet Republikës së Shqipërisë, ndaj është absurde që dikush të ketë kaq guxim, sa të flasë në emrin e tyre.

Me të drejtë Profesor Artan Fuga, pyet: “Si arritën krerët e opozitës ta lexojnë mesazhin e popullit protestues, oh sa legjitim, që ky mesazh ishte: “digjni mandatet!” Mund të jetë veprim i drejtë ose i gabuar, nuk më takon ta shpreh duke bërë parashikime në erë, por më mbetet misterioz fakti se me çfarë e lexuan mesazhin e elektoratit të tyre? Si e lexuan?”

Populli nuk është gjë tjetër, veçse shumatorja e pjesëveve përbërëse të një shoqërie. Ka ndër radhët e popullit që janë mbështetës të qeverisë. Ka të tjerë që janë mbështetës të opozitës. Ka të tjerë akoma që janë abstenues. Që janë të lëkundur politikisht e të pavendosur elektoralisht. Ka edhe pa parti shumë, sikundë ka shumë të tjerë që nuk e kanë mbushur ende moshën për të votuar. Të gjitha këto pjesë përbërëse të shoqërisë shqiptare, përbëjnë atë që quhet populli i Shqipërisë.

Pas këtij shpjegimi të thjeshtë për ta kuptuar të gjithë, pa dashur të futemi në filozofi, politologji apo në histori, në emër të të gjithë popullit, kanë folur deri më sot partitë bolshevike. Edhe nëse brezi i ri nuk ka nga ta dijë, mjafton që të pyesin prindërit dhe të afërmit e tyre më të rritur, se çfarë u kujton atyre shprehja: Çthotë partia bën populli, çdo populli bën partia!

Pas kësaj, do të kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë që një opozitë e djathtë në një vend pluralist, të vazhdojë të thotë edhe tani pas tri dekladash demokraci: Çdo populli, po bën Partia… Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim… Ndaj, lëreni popullin rehat e mos flisni në emër të tij. Populli shqiptar flet vetë. Me votë. Një herë në katër vjet. Ndaj, opozita të bëjë si të bëjë, le të durojë edhe pak deri më 2021 kur të jenë zgjedhjet parlamentare të radhës, se mbase kushedi populli do ti dëgjojë këtë radhë!
Shtuar më 19/02/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori