"Kur merren me ty, tregon se ke vlerë" Nard Ndoka, politikan
I kthyer në një fenomen në rrjetet sociale, për shkak të shprehjeve të tij “filozofike”, në një intervistë të dhënë për “Gazetën Shqiptare”, kreu i PDK Nard Ndoka ka shpjeguar edhe arsyet të cilat sipas tij vijnë nga kuzhinat mediatike të klaneve të ndryshme politike.


“Në politikë krijohen gjithmonë probleme artificiale dhe të sajuara. Këto janë kuzhinat mediatike të klaneve të ndryshme politike sot. Por kur merren me ty, tregon se ke vlerë. Është e vërtetë, se çdo e keqe, e ka edhe një të mirë. Ka disa që thonë, pse e luftojnë këtë njeri kaq shumë? Diçka do ketë këtu! Dhe këto enigma shpesh marrin një përgjigje dhe besoj, se e kanë marrë tashmë. Unë jam një politikan që nuk tërhiqem dhe as shantazhohem, por eci vetëm përpara me guxim dhe i orientuar drejt”, u shpreh Ndoka. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori