Kur krimi nuk kursen as policinë, rastet e bujshme të atentateve në Shqipëri (FOTO LAJM)

Ajet Zeqaj ishte nga Qerati i Tepelenës, 41 vjeç dhe kishte mbuluar disa detyra në Policinë e Shtetit. Ai u vra 16 mars 2015 me një plumb në zemër. Ajo që ngirit më shumë dyshimet ishte fakti se Ajeti kishte lindur me zemrën në krahun e djathtë dhe autori e dinte këtë fakt.
Krimi dhe përpjekjet për të vënë drejtësi duket se i ndan vetëm një vijë shumë e hollë.

Sidomos në vendin tonë ku fatkeqësisht shumë prej krerëve të lartë të policisë kanë dalë të lidhur me botën e errët të krimit shkruan albeu.com.

Prandaj edhe rastet kur efektivë policie kanë përfunduar të vrarë ose të plagosur nuk janë të paktë. Por nëse krimi nuk kursen as krerë të lartë të policisë, a ka siguri për pjesën tjetër të popullsisë?

Nëse në vendet fqinje, ministrat ka ndodhur të japin dorëheqje kur cënohen kokat e forcave policore, në Shqipëri as nuk denjojnë të reagojnë për të qetësuar publikun.

Mesa duket këtu drejtësia nuk kapitullon kur e godet krimi, por vazhdon mes gënjeshtrave të qëndrojë e qëndrueshme dhe e sigurt.

Në galeri do të gjeni efektivë policie të cilët kanë rënë pre e atentateve, disa prej tyre akoma të pazbardhur. /albeu.com/


Shtuar më 07/11/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori