"Kur kisha lek, më vinin femrat nga pas", deputeti revoltohet me deklaratën e kolegut
"Duhet të jemi pak gentelemen me fëmrat, fëmrat duhet tu kërkojmë të falur edhe kur kemi të drejtë.

Në rininë time të gjitha fëmrat që më janë ofruar mua kur kisha dhe kaçurrela por kisha dhe lekë kanë pirë më shumë whisky sesa ujë."

Deputeti Alban Zeneli ka reaguar në lidhje me deklaratën ditën e djeshme në Kuvend të kolegut të tij Kostaq Papa, i cili shprehej se kur ishte me lekë dhe më flokë femrat krah tij pinin whisky dhe jo ujë.

Zeneli shkruan se është i shqetësuar nga gjuha e përdour nga deputeti dhe thekson se nuk duhet që të gjithë deputetët e ardhur pas lënies së mandateve nga opozita janë ky model.

“Jam i shqetesuar dhe denoj me force gjuhen e perdorur nga deputeti Kostaq Papa ne foltoren e Kuvendit. E mirekuptoj revolten qe ka ngjallur ai ne media dhe ne rrjetin social, per termat e perdorura, per konceptet qe ka, dhe per nivelin qe perfaqeson.

Mirepo, nuk jam dakort me etiketimin dhe me pergjithesimin qe i behet, sikur te gjithe deputetet, pas lenies se mandateve nga opozita, qenkan ky model.

Papa perfaqeson vetem veten e tij, dhe ai mesa duket eshte nje personazh rrethanash. Ne Kuvend sot, ne opoziten parlamentare ka mjaft burra dhe gra me dinjitet dhe te zotet profesionalisht. Ka burra dhe gra qe vijne nga karriera te spikatura e nga kontribute per vendin.

Pergjithesimi nuk i sherben askujt, thjesht tregon qendrim emocional. Demonizimi i te gjitheve dhe i gjithe politikes, nuk sherben. Secili matet me punen, angazhimin dhe produktin qe sjell ne shoqeri.

Matet me bilancin, me rezultatet, me sherbimin ndaj vendit dhe qytetareve.”- shkruan Zeneli.
Shtuar më 06/03/2020, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori