Kur je qytetar, je i dobët!
nga Arian Galdini - Kur Sokrati qendronte para turmes prej 500 vetash qe ishin mbledhur per ti bere Gjyqin, erdhi nje moment e u tha: 'Edhe sikur 500 Sokrate te ishit ju tani, qete 500 do me kishit denuar, sepse jeni turme. E turma eshte si qen i terbuar...'

A nuk ndodh keshtu cdo dite ne kete vendin tone kaq shume te turmezuar?

Ti ben nje jete te ndershme, synon dhe perpiqesh per te arritur gjerat qe ti do me ndershmeri, zotesi e korrektesi, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti je transparent, i hapur, i sinqerte, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti i shpall qellimet e ambicjet e tua, madje shpall edhe rrugen qe ke zgjedhur e dliresine e aspiratave qe ke, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti refuzon implikimin, ndonese nuk i shmangesh te drejtes tende per tu ngjitur lart me ndershmeri, zotesi e korrektese, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti bazuar ne pervojen, dijet, dijenite dhe botekuptimin tend, perpiqesh te thuash e veprosh te vertetat me synim ndricimin e mendjeve ne shoqerine dhe vendin tend, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti je besnik i ideve, besimit, parimeve, vlerave e qellimeve te tua te mbara, e ben gjithcka mundesh qe ta deshmosh kete besnikeri, madje edhe perballesh me ata qe tjetersojne apo cenojne idealet e parimet, vlerat e besimet, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti perballesh me sistemin, refuzon implikimin, refuzon kompromisin me karakterin, dinjitetin, idete, parimet, besimin dhe vlerat qe ti mbart, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti ne perballje e siper me sistemin peson izolim, bllokim, pengesa, shpifnaja, baltosje, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti tregohesh strategjik dhe perpiqesh te mbrohesh per te minimalizuar goditjet e sistemit, e sidomos per te ruajtur te paprekura kapacitetet e tua rritese dhe vepruese, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti leviz strategjikisht brenda rratheve e strukturave te sistemit ne menyre qe te jesh i mencur por edhe i ndershem ne sproven tende per tia dale mbane, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti thua haptazi se ti nuk ben kompromise qe demtojne parimet, vlerat, besimin dhe qellimet e tua te mbara, e ia del mbane te luash mencurisht dhe denjesisht me lojtare e struktura brenda sistemit e pa u implikuar asnje grime, ne asnje ligesi e te keqe, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti je i kthjellet dhe i sinqerte kur thua se e ke pasion rritjen dhe mberritjen ne lartesite me te eperme sipas merites, por qe ti do tia mberrish me ndershmeri, zotesi e korrektese, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti reflekton e pranon te ndryshmen, ti pranon edhe deshtimin e renien, ti je i vetedijshem se mencuria nuk eshte mekat ndaj e perdor ate per tu ringritur e per te qendruar ne kembe, i pranishem, i zeshem, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti nuk vjedh, nuk mashtron, nuk shet shpirtin per te arritur qellimet e ambicjet e tua, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti ua deshmon te gjitheve se e ke mundesine po te duash qe te besh gjithefare kompromisi kokeules per tu ngjitur lart, dhe e refuzon, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. Ti ua deshmon te gjitheve se e ke hapjen dhe njohjet ne nivelet me te larta, dhe aftesite i ke te plota e ndoshta ca me shume, megjithate ti nuk i shfrytezon keto njohje e hapje, as aftesite e tua, per ngjitje nepermjet kompromisit kokeules, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti je i suksesshem ne bashkepunimet e tua politike me ata individe dhe ato struktura politike qe ti perzgjedh te bashkepunosh pa u implikuar, vecse ti hyn e e del kur te duash ti, duke e ruajtur te paprekur lirine, dinjitetin, integritetin dhe pastertine tende, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti nuk synon e as kerkon karriere e as pushtet nga bashkepunimet qe ti perzgjedh te kryesh, ti kerkon vetem mundesine per shpalosje te vlerave e aftesive te tua sepse ti je ne mendim e synim afatgjate, por kjo te ben te dobet e si rrjedhojete pakuptueshem. Ti nuk ke asnje ndihme e as mbeshtetje nga askush per tu bere ky qe je bere, madje je i teri i vetebere dhe plotesisht i lire, por kjo te bente dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti shkruan e vepron publikisht dhe strategjikisht me mencuri si gjarperi dhe sinqeritet e pasterti si pellumbi, ne funksion te ambicjeve e qellimeve te tua afatgjata e sidomos ne funksion te mbrojtjes, shpalosjes dhe konfirmimit te ideve, parimeve, besimit, vlerave e qellimeve te tua te panegociueshme, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti je njerezor e shpesh mund te gabosh ne gjykime e perzgjedhje, vleresime e veprime, ndonese asnje gabim i yti nuk ndodh per shkaqe e qellime te keqija, e asnje gabim i yti nuk eshte keqndjelles apo demshkaktues ndaj te tjereve, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem.

Ti e di qe meriton me shume, ti e di qe vlen shume, e ndoshta shume me teper edhe se ata qe jane larte e ndoshta kane ne dore te vendosin per ty, e ti ke durimin qe te presesh ndersa vepron si i tille ne pritje e ngucje te kohes tende, por kjo te ben te dobet e si rrjedhoje te pakuptueshem. E ne shqiptaret ate cka e konsiderojme te dobet dhe te pakuptueshme, ne e asgjesojme, zhbejme, shperfillim, tallim, neperkembim. Ne cuditerisht na pelqen i fuqishmi, sepse sic duket vetem fuqine kuptojme.

Nuk ka rendesi se ajo fuqi na eshte mare e vjedhur neve, e gjitashtu nuk ka pike rendesie nese kjo fuqi qe na eshte perpire padrejtesisht neve perdoret barabarisht kunder nesh. Neve na pelqen fuqia,e kuptojme vec fuqine. Nderojme 'zotnine e nderuar' qe eshte i zoti sepse di te na vjedhi, di te na mashtroje, e di te na sundoje. Ndersa qytetarin e ndershem dhe te talentuar, te sinqerte dhe ligjnderues, parimor dhe vlerembartes, te zote dhe tjeterdashes, ne e masakrojme, e kryqezojme...

Qytetarit te dobet i turremi me hakerrime, sharje, perbuzje, pritshmeri, zhgenjime, urrejtje, ndeshkim. Harrojme se ky qytetari nuk eshte i dobet si qenie e as si fuqi, por eshte i dobet per shkak te zgjedhjeve te veshtira e te forta qe bejne vec ata qe kane karakter e cilesi te vyera. Harrojme, se pikerisht ky qytetari i dobet per shkak te zgjedhjeve qe ben me ndergjegje te mbare, eshte fuqia e te gjithe neve, e te gjithe shoqerise shqiptare.

Nese vertete duam nje vend te forte e te zhvilluar, te drejte e solidar, te bukur dhe europian, atehere na duhet te gjitheve te ndryshojme kahjen e rreshtimit. Duke u rreshtuar ne krah te te forteve, humbasim te gjithe. Por duke u bere shoqeri inkurajuese qe u jep vlere e krahe qytetareve te dobet, atehere fitojme te gjithe, fiton e tashmja dhe e ardhmja e vendit tone. Jetojme ne nje bote e jemi krijesa te nje Zoti qe na e ka lene zgjedhjen te lire./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori