"Kur ishim të vegjël", Patozi kujton Sokol Olldashin
Astrit Patozi, ka kujtuar Sokol Olldashin përmes një fotoje të shprepur në redaksinë e gazetës “Albania” rreth 20 vite më parë.

KUR ISHIM MË TË VEGJËL
Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.
Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit. /albeu.com/


Shtuar më 20/11/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori