Kur Ilir Meta merrte Kryqin e Artë nga Greqia (FOTO LAJM)

Gjate ceremonise se dorezimit te Medaljes se Arte nga Parlamenti i Greqise, tetor 2016
Pavarësisht se po përpiqet të protretizohet si politikani që ka në dorë marrëveshjen e detit me Greqinë si edhe mjaft patriot, Presidenti Ilir Meta është një politikan që e duan shumë qarqe të caktuara politike në Greqi.

Madje, ai është ndër të paktët politikanë të lartë shqiptar që ka marrë Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë. Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.

Medaljen në fjalë, Meta e mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi ku edhe "harroi" të flasë për Ccështjen Çame, gjë e cila shkaktoi një furtunë politike asokohe në Shqipëri nga PDIU.

Aktualisht, duke zgjatur kohën e dhënies së aprovimit për të negociuar me Greqinë, ndërkohë që përfiton edhe nga arroganca dhe fshehtësia e të cilën qeveria po synon ta përmbyllë këtë çështje, Meta po tenton që të protretizohet si politikani patriot, por në daljen e fundit publike të tij u kujdes që t'i çonte një mesazh të qartë grekëve se nuk kishte gjë me ta. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori