Kur gënjeu babai deputet i djalit torturues?
Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, babai i Rexhep Rrajës, i akuzuar se torturoi Xhisiela Malokun duke i fikur cigaren në trup mbajti sot një përgjigje të parapërgatitur duke hequr dorë nga çdo gjë që ka thënë më parë.

Rraja akuzohet nga nënkomisari Emiljano Nuhu se sëbashku me Taulant Ballën dhe të afërm të tjerë kërcënuan atë me armë në kokë për të mos vijuar më pas procedurat për vijimin e çështjes së denoncimit të djalit të Rrajës nga Xhisiela Maloku.

Rraja tha sot: Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes".

Ndërkohë, një ditë pasi shëprtheu skandali, Rrahman Rraja e quajti ngjarjen si një çështje ordinere xhelozie dhe se vajza nuk ishte dhunuar aspak.

"Atë ditë, djali im ma qenë me pushime me një vajzë tjetër në Sarandë dhe kur ajo e ka parë, e ka denoncuar. Wshtë një çështje xhelozie. Për këtë e ka denoncuar", tha ai pak ditë më parë.

Fillimisht, Rraja dhe Edi Rama u përpoqën ta paraqesesin si një çështje ordinere torturat ndaj Xhisiela Malokut si edhe kërcënimin me pistoletë në kokë të Emiljano Nuhut, por tani që ngjarja ka marrë përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar mjaft reagime në publik, ata, Rama dhe Rraja, po bëjnë parimorin.

Pyetja është se kur gënjeu Rrahman Rraja? Sot, apo dje kur mohonte torturat dhe thoshte se Xhisiela e ka paditur djalin e tij për çështje xhelozie?! /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori