Kur do të zgjidhet problemi i pallateve pa hipotekë në Tiranë? (VIDEO)
Problemi i pallateve pa hipotekë në Tiranë është një çështje që ka vite që pret për tu zgjidhur. Por, pavarësisht premtimeve të deritanishme, deri më tani akoma askush nuk ka bërë gjë në këtë drejtim.

Eshtë Bashkia e Tiranës e cila tashmë ka bërë një plan konkret për të përmbyllur këtë proces të komplikuar por që pritet të zgjidhë shumë probleme në kryeqytet.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Isuf Shehu ka folur në lidhje me këtë çështje në emisionin "Wake Up" në Top Channel, ku ka deklaruar se Bashkia do të përmbyll këtë proces brenda 300 ditëve të ardhshme.

Ndiqni intervistën e Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Isuf Shehu. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2015, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori