Ditët e fundit të dhjetorit pritet të kenë vlera tipike të
muajit në të cilin ndodhemi. Sinoptikania Adiola Bani tha se moti këto ditë do të shoqërohet me temperatura maksimale nga 12-13 gradë
celsius.
Ndërkohë që këto vlera do të ruhen edhe për javën e parë të janarit, ndërsa ‘acari’ i dimrit do të ndihet në javën e dytë të fillimit të vitit 2021 shkruan bë.
“Kemi pasur temperatura 15-16 gradë
celsius.
Presim që të kemi freskim të motit nga mëngjesi i të dielës dhe në vijim. Vlerat minimale do të zbresin në vlerat tipike në -2 gradë
celsius në zonën malore dhe ato maksimale do të jenë jo më shumë se 12-13 gradë
celsius në zonat jugperëndimore të territorit.
Duke nisur nga dita e hënë deri në 31 dhjetor,
presim vlera tipike të
muajit që ne ndodhemi.
Sa i përket kushteve të motit kemi pasur një paqëndrueshmëri duke nisur nga dita e djeshme, ku ka pasur dhe
reshje shiu.
Nga mesdita e sotme dhe dita e diel do të ketë
reshje mesatare dhe intensive në zonën jugore, dhe më pak
presim në veri. Në një pjesë të mirë të zonës malore do të kemi
reshje bore. Në pjesën më të madhe të territorit do të kemi
reshje shiu.
Sa i përket temperaturave të ajrit,
presim që të kemi rënie të tyre 3-4 gradë
celsius. Ditët e fundit të
muajit dhjetor do të jenë temperatura tipike të
muajit që ne ndodhemi.
Reshje bore do të ketë vetëm në zonën malore. Sa i përket fillimit të Viti të Ri, java e parë e janarit do të jetë me temperatura më normale se ato të zakonshmet duke qenë se do të kemi vijim të temperaturave të
muajit dhjetor.
Java e parë e janarit do të ketë nga vlerat minimale në -2, deri në 13-14 gradë
celsius.
Presim rikthim të vlerave tipike të janarit, apo dimrit ‘të vërtetë’ pas javës së dytë të
muajit.”, tha Bani.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 12:55