Kur do flasim? Basha i përgjigjet Ramës (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzoi të shtunën ftesën e hapur të Kryeministrit Edi Rama për dialog.

“Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra dhe mijëra shqiptarë me datë 16 Mars në protestën e madhe kombëtare, natyrisht edhe takime të tjera para Asamblesë së Krimit që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit”, tha Basha.

“Me kë të dialogësh? Me Rrajën? Me Qyrbjen? Me kë? Apo me Vangjush Dakon? Nuk bëhet fjalë vetëm për një përplasje mes partish, bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve. Mund të vazhdohet më kështu? Me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat”, tha kreu i Demokratëve.
Shtuar më 02/03/2019, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori