Kur Berisha dhe Rama nuk kursejnë fyerjet...
Kryeministri Rama ka marrë fjalën në Parlament pas Berishës, duke risjellë në kujtesë të gjitha akuzat që bënte Sali Berisha vite më parë. Por kjo nuk ka mbetur me kaq, pasi Berisha e ka quajtur Ramën gënjeshtar dhe frikacak që nuk merr përgjegjësitë.

Kryeministri e nisi me një parantezë fjalën e tij në Parlament, duke kujtuar të gjitha akuzat e Sali Berishës që prej vitit 1998. Ai tha se e njëjta këngë dëgjohet prej kaq vitesh.

"Prej 25 vjetësh kënga nuk ndryshon, por vetëm personazhi. Më pas dilet në konferencë me personazhin dhe u thuhet kjo ishte loja. Nuk është faji im që shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën. Në fakt, politika është lojë, njësoj si ajo e Bunkerit, ajo e Sudes, ajo e piramidave financiare dhe ajo universitare.

Njësoj si loja e borxheve të fshehura, si ajo e kamatave të energjisë që nuk u falën kurrë”, tha ai.

Ai shtoi se e njëjta lojë vazhdon edhe ndaj ministrave të përfolur për korrupsion.

“E njëjta lojë vazhdon prapë, kënga po ajo, edhe me Saimir Tahirin, Ilir Beqen dhe Damian Gjiknurin dhe me këdo që përpiqet të bëjë një projekt. I njëjti kod i Partisë së Punës në Partinë Demokratike”, shtoi ai.

Më pas Rama tha se do të tërhiqen të gjitha medaljet e dhëna për veteranët, shumë prej të cilëve kanë punuar në regjimin komunist.

"Sa për të ardhur tek medaljet. Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin jo vetëm për të tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerët pas nesh të marrin të tilla vendime.

Unë kërkoj ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne, por besoj se i takonte për shkak të detyrës kryeministrit një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar për 25 vite me radhë, kryefalsifikatori i këtyre viteve. Dekoruesin e dhunuesit të padër Zefit e Sami Repishtin i futi Sali Berisha në listë, por edhe Aranit Çelën dhe Nexhmije Hoxhën që kanë marrë pension të veçantë nga Sali Berisha”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2015, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori