Kur Avdyli bërtiste: Rroftë Dako, rroftë PS
Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 6 audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Por po të kthehemi pak muaj në kohë, më saktë më 13 nëntor 2018, kur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda po zhvillohej seanca në ngarkim të 24 personave të arrestuar si anëtarë të dosjes “Volvo-4”, pjesë e grupit “Advylaj”, kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdyli, brohoriti fuqishëm para trupit gjykues, “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet’”.

Asokohe e gjithë akuza e PD, lidhej me publikimin e vetëm 3 bisedave, ku Dako fliste me vëllain e Astritit, Altin Avdylin.

Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli.

Sipas transkriptit të asaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dy ditë pas zgjedhjeve të 2017.

Por nuk mungoi as përgjigjia e Dakos. Kryebashkiaku babaxhan, që e mbyllte telefonin me deklarata zemre për Avdylin me frazën “Të du fort”, kur në gjykatë, Astrit Avdyli e tha hapur se ishte i lidhur me të, tha se situata ishte tragjikomike.

Çfarë thoshte Vangjush Dako më 13 nëntor 2018.

Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!”

Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste, përcjell Dosja.al.
Shtuar më 05/06/2019, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori