Kur Ahmet Zogu bënte gati 10 mijë trupa për të sulmuar Shqipërinë e Enverit
Pëlqej
Pas largimit të Zogut nga Shqipëria dhe vendosjes së regjimit komunist në vend, Ahmet Zogu bëri tentativa për tu rikthyer në vend.

CIA ka publikuar dy dokumente të tjera të deklasifikura nga shërbimi amerikan, ku jepen detaje sa i takon lëvizjeve të ish-mbretit Zog, për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Në dokumentin e datës 20 gusht 1951, thuhet se Zogu kishte zhvilluar një vizitë në SHBA për të futur në shkollë djalin e tij, ku aty ishte takuar dhe me një përfaqësues të CIA, ku kishin biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit për të rrëzuar regjimin komunist.

Në letër, agjenti tregon përshtypjet që i kishte lënë Zogu, teksa ka zbuluar se ai kishte 3 plane, një prej të cilëve ndërhyrja nga Greqia me një ushtri prej 10 mijë personash.

Nga ana tjetër, në një dokument të datës 9 korrik 1952, flitet po për rolin e Enver Hoxhës, ku tregohet se ky i fundit i kishte kërkuar mbështetje Titos për të rrëzuar Enver Hoxhën, por lideri jugosllav e kishte refuzuar, pasi ishte kundër ndërhyrjeve ushtarake.

Në këtë dokument përshkruhet dhe situata politike, ku thuhet ndër të tjera se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu kishin konflikte të ashpra me njëri-tjetrin.

“Ai mendonte se një forcë ushtarake prej 100.000 njerëzish në Shqipëri (50 000 nga forcat e armatosura shqiptare dhe 50 000 ndoshta sovjetike që mund të silleshin në vend) do të ishte një kërcënim për Jugosllavinë.

Më tej, ai vazhdoi të jepte shqetësime për kërcënimin shqiptar dhe sovjetik, duke përmendur gjirin e Vlorës dhe nëndetëset sovjetike, për të cilat tha se mund të ankoroheshin në bazën e Vlorës.

Ai përmendi gjithashtu rëndësinë e ishullit të Sazanit.
Duke parë rëndësinë e këtyre fakteve, Zogu propozoi tre zgjidhje të mundshme: Një pushtim i mundshëm i Shqipërisë nga trupat amerikane (çka do të konsiderohej si një provokim nga rusët).
Një revolucion i brendshëm (i cili nuk mund të arrihej pa bashkëpunimin e ushtrisë).

Një pushtim nga Greqia e një ushtrie prej 8 000 deri në 10 000 shqiptarësh të emigracionit, të drejtuar nga mbreti Zog dhe në koordinim me rezistencën e brendshme (çka nuk do të arrihej pa u bërë e njohur nga bota e jashtme).”- shkruhej në raportin e CIA. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori