Kupa: 7 ditë në pranga, grekët na gjuanin në organet gjenitale
Ilir Kupa, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” deklaron se vetëm i vdekur mund të kthehet sërish në burgjet greke.
27-vjeçari, i arratisur nga burgjet greke rrefen dhunën e ushtruar nga policia greke dhe planin për arratisjen e tij.


"Më kanë rrahur për orë të tëra, më kanë lidhur me zinxhirë këmbë e duar dhe më linin varur sa më iknin ndjenjat. Më përmendnin me ujë të ftohtë, më kanë goditur edhe në organet gjenitale, aq sa më vjen turp t’i tregoj" shprehet ai.

Duke treguar planin për arratisjen nga burgu grek, ai tregon edhe për vrasjen e shokëve, fjalët e fundit të Marian Kolës dhe fshehjen në malet greke.


"Ideja për t’u arratisur më lindi mua, së bashku me shokët e mi, pasi pamë që na u bë një padrejtësi shumë e madhe ligjore dhe njerëzore. Marian Kola, unë dhe shokët e mi, kishim të paktën dy muaj që flinim me këtë ëndërr, për të shijuar lirinë pranë familjeve tona në Shqipëri. Gjithashtu, ne u arratisëm, sepse mua personalisht gjatë kohës që kam qenë në burg, policia greke padrejtësisht më futi edhe babain në burg, meqenëse babai im ishte gjysmë i paralizuar dhe shumë i sëmurë (mund ta verifikoni, se tashmë ndodhet në Shqipëri). Pas katër muajsh, kur ai mori pafajësinë, me një laps alla të Asfalisë greke, u tha: “Kemi ngatërruar emrin tënd me emrin e babait”. Në mënyrë të padrejtë dhe pasi fitoi pafajësinë, e kthyen në Shqipëri me impuls, ku për 5 vjet të mos shkelë në zonën Shengen. Pasi babai im doli nga burgu, menjëherë në mënyrë krejtësisht të padrejtë futën edhe vëllanë tim të vogël në burg, i quajtur Zyber Kupa. Ai sot pret të dalë në gjyq (Apel) për të marrë pafajësinë, pasi akuzohet për një vepër penale që ai nuk e ka kryer, pasi Zyberi në momentin e ngjarjes, për të cilën akuzohet, ndodhej në vendin e punës me dokumente të rregullta dhe 200 km larg ngjarjes, gjë për të cilën dëshmoi ligjërisht edhe pronari i tij përpara organeve kompetente. Për këtë akuzë të vëllait tim është i njëjti akuzues i vetëm që më akuzoi edhe mua, “policia greke”, Asfalia (i njëjti person, polic grek), i të njëjtit rajon për të tre ne familjarisht. Kjo verifikohet fare lehtë nga drejtësia shqiptare. Pra, është e kuptueshme fare lehtë që ne ishim piketuar për t’u dënuar dhe dëbuar me një plan të mirëkurdisur nga qarqet më ekstremiste antishqiptare që, edhe në këtë moment që po flas, vetëm për shqiptarët kryejnë gjueti shtrigash, duke i vrarë dhe përdhunuar pa iu dridhur dora." u shpreh 27-vjeçari. /albeu.com/


Shtuar më 11/02/2014, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori