Kuochner: Të presim edhe disa muaj, por në fund duhet ta marrim një vendim për Kosov&eum
Albeu.com
Duke folur në një konferencë për media vuri në dukje se Kosova është nënë mbikëqyrje ndërkombëtare prej tetë vjetësh. “Kanë kaluar tashmë tetë vjet dhe është koha është që të merret një vendim”, tha Kouchner.Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka thënë se është koha që të merret vendimi për të ardhmen e Kosovës. Duke folur në një konferencë për media vuri në dukje se Kosova është nënë mbikëqyrje ndërkombëtare prej tetë vjetësh. “Kanë kaluar tashmë tetë vjet dhe është koha është që të merret një vendim”, tha Kouchner.

Plani i Martti Ahtisaarit është para Këshillit të Sigurimit, ka përkujtuar Kushner, duke shtuar se Rusia ka kërcënuar me veto dhe kjo, ka thënë Kushner, ka shtyrë Francën që të propozojë kohë prej gjashtë muajsh për negociata të reja.

“Ne mendojmë se duhen 6 muaj për të sjellë serbët dhe shqiptarët së bashku dhe që të ketë një qasje të përbashkët evropiane për problemin. Të presim edhe për disa muaj, por në fund duhet të marrim një vendim ka thënë shefi i diplomacisë franceze, Bernard Koucher.
Shtuar më 06/07/2007, ora 15:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori