Kundërshtoi me forcë policinë, arrestohet braziliani në Vlorë
Një shtetas Brazilian është ndaluar në Vlorë pasi ka kundështuar forcat e polisë.

Burime zyrtare nga policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhëritpunonjësit të policisë rrugore për të ndaluar’- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhëritpunonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori