Rama ua “pret krahët” shqiptarëve: Dasma jo më shumë se 10 veta

Stina e verës është stina e dasmave në Shqipëri, dhe pandemia e COVID-19 tashmë ka anuluar të gjitha këto organizime të rëndësishme për familjet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale është pyetur nga një këngëtar në lidhje me realizimin e dasmave.

Këngëtari: Ne muzikantët që mbahemi nga të ardhurat nga dasmat dhe klubet e natës si do t’ja dalim?

“Çfarë të të them tjetër përveçse bëj durim dhe të shpresojmë që më herët se vonë do të lirohet dhe përsa i përket cështjes së dasmave edhe pse kam parë që kanë lëshuar dasmat vendet e tjera, por jo më shumë se 10 persona. Tani këtë do ta shikojmë në proces.”-tha Rama.


Shtuar 29.04.2020 16:56