Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sërish këtë mëngjes për të diskutuar ndër të tjerash edhe për çështjen e
zgjerimit tê Bashkimit Europian.
Burime zyrate të shteteve anëtare kanë bërë të ditur se propozimi francez për të reformuar procesin e
zgjerimit dhe për të shtyrë vendimarrjen për Shqipërinë dhe Maaqedoninë e
Veriut në mars të 2020 ka hasur shumë kundërsthime.
Këto kundërshtime nuk kanë të bëjnë me reformimin e procesit të
zgjerimit, që pranohet në parim si nevojë, por me faktin që Franca lidh prezantimin e masave konkrete për reformën, e procesit të
zgjerimit me hapjen e
negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Veriut në mars tê 2020.
ABCnews raporton se një nga opsionet që po diskutohet ështê që të pranohet propozimi i Francês pêr reformimin e
zgjerimit nê shkëmbim të hapjes së
negociatave me Maqedoninê e
Veriut.
Ndêrkohë, burime daneze kanë bërë të ditur se parlamenti danez diskuton sot hapjen e
negociatave tê anëtarêsimit me Shqipêrinë dhe Maqedoninë e
Veriut.
Deri tani, Danimarka, ashtu si dhe Holanda ka mbrojtur ndarjen e dy dosjeve, për t’ë mundësuar dritên jeshile për Maqedoninë e
Veriut edhe në rastin nëse nuk do të arrihet një PO e kushtëzuar pêr Shqipërinë.
Ndërkohë, është folur edhe pêr njê qëndrim tê përbashkët të Hollandës dhe Francês lidhur me çështjen e hapjes së
negociatave me Maqedoninê e
Veriut dhe Shqipërinë.
Një tjetër takim i ambasadorëve të pêrhershëm të BE-së do të zhvillohet të hënën, një ditê para marrjes së vendimti nga ministrat e jashtêm tê Bashkimit Europian. /abcnews.al/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 15:08