Tifozët holandezë të “tërbuar”, me shkopinj në duar përplasen me policinë

Tifozët e klubit holandez të Feyenoordit duket se nuk janë të qetë dhe tashmë, Xhensila Kodra për abcnews raporton se ata janë mbledhur në një grup prej 200 vetash duke u përplasur me policinë shqiptare.

Bëhet me dije se në rrugën “ Mustafa Matohiti” janë mbledhur këta tifozë, ku të cilët janë përplasur me policinë dhe njëri prej uniformave blu ka mbetur i plagosur.

Policia i ndaloi duke i kthyer mbrapa pasi ata ishin nisur për në stadiumin “Air Albania”, aty ku ndodheshin tifozët e Romës.