Kunati e rrihte dhe e detyroi për lidhje intime, si u vra nëna e 4 djemve
Vrasja e 49-vjeçares Lirie Xhepa, dy ditë më parë ka tronditur Tiranën.

Trupi i saj u gjet nga banorët i hedhur në shkurre pranë liqenit të Sharrës.

Policia ditën e djeshme ka bëri disa shoqërime ndërsa i shpallur në kërkim është kunati i viktimës, Dashamir Xhepa.

Sipas dyshimeve të policisë Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me nusen e të vëllait, Lirie Xhepa të cilën me pas dyshohet se e vrau me tre plumba ne trup.

Historia tronditëse e viktimës me Dashamir Xhepën kishte lindur disa muaj pas vdekjes se bashkëshortit të Lirie Xhepa.

Ndërkohë që ajo mësohet se ka jetuar me frikë nga vëllai i burrit të saj të ndjerë, që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por edhe nga djemtë e vet se mos e merrnin vesh lidhjen e fshehtë mes tyre.

Burimet në polici bëjneë me dije se vitin e kaluar viktima ishte ankuar dy herë për dhunë dhe kërkonte ti jepte fund lidhjes me kunation por që nuk kishte bërë dënoncim.

Por si nisi historia e saj me kunatin qe dyshohet ta ketë vrarë?

Në vitin 2008 Bujar Xhepa, burri i Liries ishte ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ajo mbeti e ve në një moshë të re dhe u detyrua të rriste e vetme 4 djemtë që mbetën jetimë, ku më i madhi sot s’i ka mbushur ende 30 vjeç.

E papunë, duke punuar gjithë jetën në blegtori, prej dy muajsh ajo kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh e çantash në Kombinat.

Ndërsa atëherë kur kishte më shumë nevojë për mbështetje, 11 vite më parë, u përball me probleme e dhunë të vazhdueshme nga kunati i saj Dashamir Xhepa.

Burime nga Policia thanë se në vitin 2008 ajo u paraqit me dëmtime të shumta fizike në spital, por kur u mor në pyetje, deklaroi se kishte rënë nga shkallët. Por gjithçka u zbulua pasi inspektori i zonës zbuloi një gëzhojë armë zjarri pranë shtëpisë së saj. Më pas, ajo pranoi se shkaktar i dhunës së ashpër ishte kunati, Dashamir Xhepa.

Por jo vetëm kaq, pasi mes dy Dashamir Xhepës dhe Liries kishte edhe një konflikt pronësie.

Pas vdekjes së burrit, kunati e kishte rrahur, madje edhe kërcënuar me jetën e djalit. Në fund kishte nxjerrë armën, duke ia drejtuar nipit të tij dhe kishte qëlluar në ajër. Nuk dihet ende me saktësi, se kur ka filluar lidhja intime e saj me kunatin dhe a ka qenë e detyruar ajo pas këtij momenti për të pranuar kushtet e tij që të mos kishin më konflikte.

Megjithatë, dëshmitarët thanë se prej një kohe të gjatë kanë qenë në dijeni të lidhjes, madje edhe të dhunës megjtihatë asnjë dënoncim nuk ka shkruar kundrejt Dashamir Xhepës i cili është shpallur në kërkim./albeu.com/

Shtuar më 15/02/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori