Kunata i nxjerr mashtrimin kunatës, Berisha e poston në Facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e qytetarit dixhital.

Sipas qytetarit dixhital, Rama mashtroi në Elbasan ku nxorri në podium 5 qytetare për certifikatat e pronësisë.

"Njera nga ata persona ne podium eshte kunata ime, qe genjeu publikisht, dhe kjo u mundesua nga Evis Kushi"- shkruan në denoncimin e tij qyteteti dixhital.

Postimi i Berishës

Denoncohet manipulimi dhe mashtrimi i piktorit deshtak dhe deputetit te tij ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr.Berisha.Uroj qe mesazhi im tju gjeje shendoshe e mire familjarisht.Dua te ju ve ne dijeni per konferencen qe beri Edvin Rama ku ne podium kishte gjoja 5 qytetare qe kishin marre Certifikaten e Pronesise pas shume vite sorrollatje.

Nese jeni i interesuar ju lutem me shkruani,tju dergoj informacion qe e nxjerr bllof Edvin Ramen dhe deputeten socialiste te Elbadanit Evis Kushi.

Njera nga ata persona ne podium eshte kunata ime,qe genjeu publikisht,dhe kjo u mundesua nga Evis Kushi.Ju dergoj fakte te pakundershtueshme per kete. Flm /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2018, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori