SHBA: Marrëdhëniet e Kinës me Rusinë janë shqetësuese

Partneriteti “pa kufi” i Kinës me Rusinë është “një tregues shqetësues se nuk është serioz” për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës, tha sekretari amerikan i thesarit.

Duke folur në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Janet Yellen tha:

“Është thelbësore që Kina dhe vendet e tjera të mos i ofrojnë Rusisë mbështetje materiale ose ndihmë për shmangien e sanksioneve.”

Ajo paralajmëroi se pasojat e çdo shkeljeje do të ishin “të rënda”.


Shtuar 20.04.2023 18:05

Tags: , ,