Kumbaro prezanton Zana Çelën: Konkursi transparent
Pak më herët Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, prezantoi drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çelën.

Sa i takon konkursit për zgjedhjen e drejtorit të TKOB, ajo e cilësoi si transparent, duke vlerësuar përzgjedhjen e Zana Çelës dhe kontributet e saj.

Sipas saj, Zana Çela është përzgjedhur si drejtuese e TKOB në sajë të eksperiencës së vyer.

Sakaq, ministrja deklaroi se nuk ndryshon asgjë në trupat e TKOB, duke shtuar se nëse do ketë ndryshime, ato do të vijnë për përmirësimin e strukturave.

Sipas saj, nuk ka pasur shkurtim të vendeve të punës, por janë hapur të reja. Ajo bëri me dije se kanë filluar procedurat për ndërtimin e TKOB, duke thënë se deri në fund të dhjetorit teatri do vazhdojë me program të plotë, para nisjes së punimeve. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori