Kumbaro prezanton kalendarin artistik për vizitën e Papa Françeskut
Pëlqej
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shpalli sot kalendarin artistik të hartuar nga MK dhe institucionet e artit, ne kuader te vizites se Papa Françeskut ne Shqiperi.

“Në Pallatin e Kongreseve do të vendoset qendra mediatike, rikonstruksioni bëhet sepse këtu nuk ishte vënë dorë prej dekadash, dhe e gjetëm në gjendje të degraduar. S’janë ndërhyrje të përshpejtuara për një ditë, por i mbeten publikut.Do të krijohet qendër mediash me aparaturat e nevojshme, linjat e internetit e të tjera. Kemi pasur fluks akreditimesh. Muzeun historik Kombëtar e gjetëm në gjendje të mjeruar, s’ishte vënë dorë në mënyrë absolute në këtë ndërtesë. Ndërhymë në kohë, e shpëtuam ndërtesën nga disa rrënime. Jemi marrë gjithmonë me fasadën por jo me ndërtesën brenda”, u shpreh Kumbaro.

“Edhe “Nënë Tereza”, pjesë e planit restaurues të qeverisë”
Kumbaro tha se rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza” ishte gjithashtu në planet e qeverisë dhe që u përshpejtua nga vizita e Papës.

Ajo sqaroi se punimet në shesh po bëhen me bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës, për të është aprovuar një projekt me vlerë rreth 1 milionë dollarë për restuarimin e shatërvanit dhe shkallëve. Pjesa tjetër e punimeve është marrë përsipër nga qeveria, si zhvendosja e kolonave, shembja e ndërtesave rrotull universitetit dhe gjelbërimi i sheshit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori