Kumanove: Vritet komandanti i stacionit Policor te Matecit
Albeu.com
Sulmi i mbremshem vjen disa dite pasi ne Llojan te Kumanoves forcat policore arrestuan nje shqiptar te arratisur nga burgu i njohur si Xejn Ishej i njohur si ish luftetar i UCK-se.

Nje polic eshte vrare ndersa dy police te tjere jane plagosur ne gjendje te rende gjate shkembimit te zjarrit mbreme ne fshatin Vaksince te Kumanoves bejne te ditur burimet nga Ministria e Mbrojtjes. Njoftohet nga korrespondentja ne Maqedoni Zerjeta Hajro se dy policet e plagosur jane jashte rrezikut per jete. Gjate shkembimit te zjarrit jane vrare edhe dy nga sulmuesit, ndersa njeri eshte plagosur rende. Ngjarja ka precipituar ne shkembim zjarri pasi nje patrulle policore eshte derguar per te kryer arrestim te nje personi tani per tani te panjohur, ka bere te ditur nje burim ne policine e Kumanoves. Polici i vrare qe ishte komandanti i nje rajoni policor eshte i perkatesise etnike shqiptare, ndersa policet e plagosur jane te perkatesise maqedonase.

Sipas Hajros, sulmi i mbremshem vjen disa dite pasi ne Llojan te Kumanoves forcat policore arrestuan nje shqiptar te arratisur nga burgu i njohur si Xejn Ishej i njohur si ish luftetar i UCK-se. Ky sulm gjithashtu vjen pas ultimatumit te ish-pjestareve te UCK-se te cilet kane lajmeruar qe nese nuk lirohen shoket e tyre shqiptare te UCK-se, atehere ata do te godasin forcat policise dhe kane kercenuar me destabilizim te vendit. Sipas korrespondentes, BDI me ne krye Ali Ahmetin kane deklaruar para dy ditesh se situata ne Maqedoni mund te jete dy here me ke se ne vitin 2001 dhe ka paralajmeruar ne faqen e tij te internetit, ne nje njoftim per shtyp perkeqesim te situates. Ne deklarate thuhet se BDI duke analizuar propozimin per ndryshimin e kodit zgjedhor vecanerisht per vendet e rezervuara per bashkesite e vogla etnike dhe votimin e qytetareve te Republikes se maqedonise qe punojne dhe jetojne jashte vendit, ne mbledhjen e fundit te saj ka konstatuar se Bashkimi Demokratik per Integrimsi mbrojtese e te drejtave kombetaregjithmone eshte pajtuar me mbrojtjen e te drejtave te te gjitha bashkesive etnike. Por BDI konsideron se per mbrojtjen e te drejtave te njeres bashkesi etnike nuk duhet lejuar qe te rrezikohen te drejtat e bashkesive te tjera etnike. Pra BDI kembengul ne faktin se anashkalohen te drejtat e qytetareve shqiptare. Dhe se behet presion i madh nga forcat e sigurise tek ish pjestaret e UCK-se.

Nderkaq, ministrja e puneve te brendshme ka theksuar se keto jane incidente te izoluaradhe eshte nje shprehje pakenaqesie e nje grupi te caktuar qe nuk arrijne ta kuptojne realitetin se ata duhet te veprojne dhe funksionojne ne opozite
Makfaks - Albeu - news 24
Shtuar më 10/09/2007, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori