Kultivuan kanabis në mes të pyllit, katër të arrestuar në Lezhë
Katër persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Pas tre muajsh nën vëzhgim, u arrestuan shtetasit D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

“Këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike
Shtuar më 03/12/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori