Kultivonte kanabis dhe kishte blinduar vendin me armë, si u arrestua 36 vjeçari (VIDEO)
Policia e Kolonjës ka finalizuar me sukses operacionin antikanabis të koduar "Radovicka", duke arrestuar një person.

D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë u arrestua pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shtuar më 10/07/2020, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori