Kultivonin kanabis, vihet në pranga 57-vjeçari dhe dhëndri i tij
Ndalohet një 57-vjeçar dhe dhëndri i tij të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivimi narkotikësh e armëmbajtje pa leje, ndërsa janë sekuestruar 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:

• K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit
• E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.

Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

4 armë gjahu me municion dhe muncione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshin nga këta shtetas për prerjen e bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtuar më 07/08/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori