Kultivonin kanabis, arrestohen 2 vëllezër në Ndroq, në kërkim i treti
Policia ka vënë në pranga dy vëllezër teksa ka shpallur në kërkim vëllain tjetër pasi iu sekuestruan 60 fidanë kanabis.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. G., 17 vjeç, T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Vëllezërit akuzohen për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

Njoftimi i policisë

Tiranë - Operacion i koduar "Lugina 2", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.6.

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Sekuestrohen 60 fidanë kanabis

Në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim vëllai tjetër.

Procedohet në gjëndje të lirë dhe kryeplaku i fshatit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar "Lugina 2".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

- T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

- E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

- S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis; kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.


Shtuar më 13/07/2019, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori