Kulla: Ja pse Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin
Analisti Ilir Kulla, pak minuta më parë, ka treguar arsyet se pse Edi Rama e ka marrë në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, pas skandalit të plasur në Katania dhe pas kërkesës së bërë nga Prokuroria për Krimet e Rënda për arrestimin e tij.

Kulla tha se Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin sepse mazhoranca e tij nuk lejoi prokurorinë të arrestonte. Sipas tij, Rama është në një pozicion të vështirë, për sa kohë që Tahiri ishte ministër i Ramës, pasi ai do e mbronte se do të mbronte qeverinë.

“Për sa kohë ishte kryetar i PS-së së Tiranës, Rama ishte i detyruar ta mbronte pasi po mbronte partinë e tij’, u shpreh Kulla.

Ndërsa i pyetur nga gazetari nëse do të ikë Rama bashkë me Tahirin, Kulla është skeptik për këtë gjë, pasi sipas tij, qeveria i ka numra në parlament.

"Rama sot numrat i ka për të qeverisur. Nëse s’do të kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në Katania, hetimet, përgjimet, ardhja e Marco Minnitit, ngjarja e Elbasanit, të gjitha këto ngjarjet e 2 javëve të fundit, unë mendoj që PD do ishte duke u marrë me luftën e brendshme dhe Rama do të bënte batutat e tij, kazani etj.

Rama i ka numrat sepse ka 76 deputetë. Në aspektin moral, ai është i detyruar të mbajë qëndrime të forta dhe me vepra. Ai duhet të pastrojë Policinë e Shtetit’, tha përballë gazetarit Alen Xhelili, analisti Ilir Kulla.
Shtuar më 08/11/2017, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori