Del leja e re e qarkullimit, çmimi do të jetë më i lartë dhe do të përmbajë 10 elemente sigurie

Drejtoria e transportit rrugor ditën e sotme ka nxjerë lejen e re të qarkullimit me një cmim 2100 nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit.

Dokumenti i ri eleminon certifikatën e pronësisë.

Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë të mos skadojë për mungesë hapësirë vulash.

Gjithashtu eliminohet nevoja për leje Ndërkombëtare mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR./albeu.com


Shtuar 11.04.2022 16:56