Këngëtarja shqiptare tregon si e ktheu mamanë e saj në myslimane

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ftuar në emisionin “E Diell” ka rrëfyer një histori të veçantë.

Ajo është një nga personazhet e famshëm, që e ka agjëruar muajin e Ramazanit. Madje, pak ditë më parë, në Natën e Kadrit, ajo i bëri thirrje të rinjve që të luteshin tek Zoti

Por, mision për Çiljetën, ishte dhe të konvertonte mamanë, nga ortodokse në myslimane. Ajo rrëfen, se i ka kërkuar të ëmës të thotë shehadetin, (në Islam, nëse thua shehadetin, do të thotë që bëhesh mysliman) dhe ajo e ka thënë këtë gjë.

Po ashtu, këngëtarja zbuloi se së bashku me mamanë edhe është falur.

“I thash mamit, thuaj shehadetin. E tha ajo. I thash tani të bëra myslimane. E kam ulur dhe mamin në sexhde, është falur me mua”, tregon Çiljeta.


Shtuar 24.05.2020 15:08