Rama deklaroi se është me COVID-19, reagon ashpër bashkëshortja e Robert Budinës: Gënjeshtër!

Si kurrë më parë që nga nisja e pandemisë, kryeministri Rama bëri publikë emrat dy vëllezërve Budina, të cilët sipas tij janë infektuar me COVID-19.

Pasi u tha se vëllezërit mund të jenë infektuar gjatë një varrimi të një personi të afërt të tyre, një deklaratë e fortë është bërë nga bashkëshortja e Robert Budinës.

Ajo mohoi lajmin dhe akuzoi kryeministrin se ka shkaktuar frikë e stres tek familja e saj.

Bashkëshortja e Robertit për abcneës, e cilësoi deklaratën e kryeministrit të pavërtetë duke kërkuar ndërkohë që ISHP të shkojë t’i bëjë testin asaj dhe fëmijëve nëse mendon se i shoqi është pozitiv me koronavirus

“Pas publikimit të lajmit nga kryeministri se Robert Budina është me COVIOD 19 , ISHP duhet të vinte urgjentisht në shtëpinë tonë që t’na bënte testin mua dhe fëmijëve urgjent.

Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe
mbiemër dhe më kanë stresuar fëmijët”, vijoi ajo. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2020 14:35