Kule- Milo: Veprimi i Civicit personal, s’ka dorëheqje në grup
Pëlqej
Dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Dhori Kule e Petraq Milo kanë reaguar pas dorëheqjes së Ardian Civicit. Kule ka thënë se nuk ka asnjë vendim për dorëheqje në grup.

“Nuk ka vendim për dorëheqje në grup të anëtarëve. Tashmë është situatë tjetër dhe nuk është problem dorëheqja, por mbajtja e sistemit nën kontroll, që të mos ketë probleme. Ne kemi përgjegjësi për bankën dhe sistemin. Jemi në proces hetimi, kemi dhënë deklarimet në Prokurori”, është shprehur Kule për News 24.
Petraq Milo nga ana tjetër dorëheqjen e Civicit e ka konsideruar si një veprim personal.

Me këto reagime ata kanë lënë të kuptohet se nuk kanë ndërmend që të japin dorëheqjen. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori