Kule: Drafti i ri cenon autonomine e universiteteve
Albeu.com
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule deklaron se drafti i ligjit për arsimin e lartë, i hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, asgjëson autonominë e universiteteve publike.
Rektori i UT-së bën të ditur se drafti është hartuar pa konsulencën e universiteteve, duke i detyruar këta të fundit të marrin më parë leje në ministri për cdo kriter apo veprim që duhet të ndërmarrin.

“Nëse projekti do të kalonte atëherë nuk diskutohet më autonomia e Universiteteve publike. Ato vendosen në një situatë që nuk kanë qenë as në kohën e diktaturës”, u shpreh Kule.

Sipas tij, autonomia akademike dhe financiare e universiteteve cenohet tërësisht nga ky draft, i cili prish edhe skemën e arsimit te larte.

Rektorët e universiteteve kanë kërkuar që të ndryshohet pjesa e ligjit ku saktësohet cikli i diplomave, pasi ende Ministria nuk është shprehur sesi do të kategorizohen diplomat për studentet që kanë mbaruar ciklin e vjetër të studimeve dhe kanë vazhduar masterin e nivelit të dytë. (start)
Shtuar më 09/07/2010, ora 11:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori