Kuksianët nuk heqin dorë, shkojnë në Kryeministri gjatë takimit të Ramës
Pëlqej
Ndërkohë që Shqipëria ka marrë lajmin e mirë për hapjen e negociatave, në burg vazhdojnë të jenë 11 kuksianë të burgosur pas protestës së Rrugës së Kombit.

Në këto momente ku Rama dhe Mogherini po zhvillojnë një takim në Kryeministri, disa qytetarë të Kukësit janë vendosur në të dy anët e bulevardit përballë kryeministrisë.

"Përshëndetje zonja Mogherini. Ju nuk mund të fusni Shqipërinë në BE nëse qeveria nxjerr Kukësin nga Shqipëria", shkruhet në pankartat e protestuesve. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori