Kuksianët kërcënojnë Ramën nga Londra: Jemi gati të kthehemi!

Ndalimi i 23 protestuesve të cilët protestuan kundër tarifës prej 5 euro të rrugës së Kombit, ka shkaktuar zemëratë të madhe kundrejt qeverisë Rama.

Dhe vetë mbështetës të kryeministrit kanë dalë kundër kësaj tarife duke e quajtur atë të papërballueshme për rrogat dhe gjendjen ekonomike në Shqipëri e Kosovës.

Ndërkohë që në këto momente po merret vendimi për 23 kuksianët e ndaluar, nëse do të lirohen apo do të qëndrojnë në burg, qindra protestues janë mbledhur para gjykatës duke kërkuar lirinë e tyre.

"A mundet kush me fol me Bashën që të na i pagujë biletat se po kthehemi nga Londra krejt kuksjanët tropojanët e hasjanën në mbështetje të vellezërve..."- shkruan një qytetar kuksian duke u shprehur i gatshëm për t'u kthyer nga Anglia. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori