Aksident në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë një grua, ja gjendja e saj

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë ë Tiranë, ku një 23-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një shtetase ende të paidentifikuar.

Sipas policisë personi i gjinisë femërore ndohet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/AlbEu.com/


Shtuar 7.02.2023 16:42