Kuksianët dorëzohen, pranojnë dhe firmosin taksën e Rrugës së Kombit
Kuksianët duken mjaft të kënaqur me tarifën e RrugësKombit.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës ka deklaruar se pas reflektimit të qeverisë shqiptare, tarifa e RrugësKombit prej 100 lekësh për kuksianët është një tarifë e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë.

DEKLARATA PËR SHTYP E BASHKISË KUKËS

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Kukës bëj me dije opinionin se mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur sot me datë 13.09.2018 nuk u zhvillua për mungesë kuorumi.

Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën, diskutimin mbi vendosjen e tarifés së rrugësKombit sqaroj se kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare dhe Koncesionarit, të tarifés prej 100 lekësh e caktuar për banorët e qarkut Kukës, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë.

Theksoj se erdhëm në këtë zgiidhje përfundimtare pas negociatash të vazhdueshme me Qeverinë Shqiptare, Koncesionarin dhe grupet e interesit në të mirë të interesave të banorëve dhe qytetarëve te qarkut Kukës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2018, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori