Kukësi i izoluar ngë dëbora, habit Gjici: Dëborë e tillë nuk ka rënë prej vitesh (VIDEO)
Kukësi është një ndër qarqet më të bllokuara nga reshjet e dendura të dëborës.

Kryebashkiaku i Bashkisë Kukës, Safet Gjici shkruan se stuhia e dëborës që ka rënë së fundmi në qark nuk është parë për shumë vite.

Deklaratë e cila duket më shumë si justifikim për mosreagimin në kohë dhe mospastrimin e rrugëve duke lënë ende fshatra të tëra në izolim.

Gjici shkruan po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli.

Reagimi i Safet Gjicit:

Kjo stuhi dëbore nuk është parë në shumë e shumë vite në Kukës.Edhe gjatë natës edhe tani po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli. Temperaturat tepër të ulta dhe erërat e forta e kanë bërë punën tepër të vështire. Lutem banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 127.

Shtuar më 14/02/2021, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori