Kukes, sulmohet familja nga Kosova
Albeu.com
Dy grabitës të pamaskuar kanë ndalur mjetin me të cilin udhëtonin kosovaret në vendin e quajtur Ura e Rexhepajt në Kukës, dhe në tentativë për të marrë një nga femijët kanë qëlluar duke plagosur nenen 28 vjecare. Familja udhëtonte për pushime në Durrës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit kur shtetasja Makfine Berisha së bashku me dy fëmijët dhe vëllain e saj po udhëtonte në drejtim të Durresit për pushime. Shumë pranë vendit të quajtur Ura e Rexhepajt, pjesë e aksit Tiranë-Kukës-Morinë, dy të rinj të armatosur kanë ndalur makinën dhe kanë tentuar të rrëmbejnë djalin 8 vjecar të Makfine Berishës. Nga dëshmitë e pasagjerëve të makinës, ata nuk kanë kërkuar para apo sende të çmuara, por vetëm djalin vogël. Makfine Berisha ka ndjekur agresorët dhe ka tentuar tu rrëmbejë djalin e saj. Pasi e ka marrë djalin në krahë me forcë, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të saj pas shpine duke e plagosur rëndë. 28 vjecarja ndodhet në spitalin rajonal të Kuësit në gjendje të rëndë, por mjekët sigurojne se është jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e tjerë janë akomoduar në Kukës dhe po presin përmirësimin e gjendje se Berishës.

Dëshmitarët thanë se agresorët kanë qënë të pamaskuar ndaj policia e cila mbërriti në vendngjarje pasi ka mësuar më shumë rreth pamjes së tyre fizike ka nisur menjëherë hetimet. Sipas policisë së Kukësit në orën në vazhdim janë bërë shoqërime të disa personave si autorë të mundshëm të ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. (news24)
Shtuar më 07/07/2009, ora 20:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori