Kukës, sherr për mandatin e katërt
Edhe pse ka përfunduar procesi i numërimit të votave në
Qarkun e Kukësit nuk është shpalur ende fituesi i mandatit të katërt në këtë qark. Kandidati i “vetëshpallur” fitues është ai i LSI-së, duke e përmbysur balancën 3 me 1 të dy ditëve më parë ndërmjet dy aleancave.


Numërimi i kutisë së fundit ka sjellë tension gjatë ditës së djeshme mes tre kandidatëve. Kandidati i PD-së, Alban Zeneli, që në shumicën e kohës e ka pasur të garantuar fitoren, së bashku me PD-në pretenduan nga ana tjetër se kishte një gabim prej 15 votash, që pas korrigjimit do t’i japin atij fitoren.

Sipas gazetës Panorama, Zenelit i duheshin vetëm 9 vota për fitoren, ndërkohë që PD-ja pretendon se në bazë të korrigjimit kjo parti fiton edhe 15 vota të tjera dhe kandidati i tyre del fitues.

PD-ja ka dorëzuar një ankesë në KQZ ku, sipas saj, në kutinë e votimit 0528 në Has janë 171 vota për PD, ndërkohë që janë llogaritur vetëm 61.

Deri tani janë shpallur deputetë Flamur Noka dhe Besnik Dusha të PD-së dhe Vexhi Muçmata i PS-së. Pritët që zyrtarisht KQZ-ja të shpallë deputetin e katërt mes Alban Zenelit të PD-së, Apostol Goçit të LSI-së dhe Lavdrim Elezit të PS-së. /albeu.com/


Shtuar më 26/06/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori